Mëso më shumë rreth KOSBOX
Fleksibilitet dhe Transparencë – me standarde të larta dhe çmime të arsyeshme.
KOSBOX është kompania e parë dhe lideri në Kosovë në industrinë e vet-magazinimit (Self Storage). Ne ofrojmë zgjidhje praktike, moderne dhe të sigurta për ruajtjen e sendeve personale apo të biznesit, me akses të lehtë dhe siguri maksimale – 7 ditë në javë, përfshirë festat zyrtare.
E krijuar për të përmbushur nevojat në rritje për hapësirë të sigurt dhe të organizuar, KOSBOX sjell një koncept të ri në tregun vendas: magazinim fleksibil dhe i gatshëm për çdo lloj përdorimi – nga mobilje, veshje sezonale dhe pajisje shtëpiake, deri te inventari i bizneseve apo lëndët e para.