Shërbimet

Përtej sigurisë dhe kushteve të shkëlqyera të ruajtjes, KOSBOX ofron fleksibilitet të plotë për klientët, si në kohëzgjatjen e kontratës ashtu edhe në përmasat e hapësirës që ju nevojitet. Ju mund të rrisni ose zvogëloni hapësirën në çdo kohë. Perveç kësaj, ju ofrojmë mbështetje të personalizuar për biznese dhe individë, duke ndihmuar me zgjidhje për transport të organizuar që gjërat e juaja të arrijnë në kohë dhe të sigurta në depo-në tuaj.

Duke u bazuar në kërkesat dhe nevojat tuaja, ju mund të zgjedhni një apo më shumë magazina:

*Çmimet në tabelen më lartë janë të shfaqura duke u bazuar në kontrata 6 mujore. Cmimet jane subjekt i ndryshimit në rastet kur kohëzgjatja është e bazuar në ditë ose javë

Informacione rreth shfrytëzimit të Depo-ve

Mallra sezonale: Dekorime të ndryshme, koleksione verore apo dimërore të veshjeve, pajisje për kopsht.

Inventar: Produkte që nuk janë aktualisht në shitje, por që do të nevojiten në të ardhmen.

Mobilje dhe pajisje të vogla: Ideale për shitësit me pakicë të aksesorëve të brendshëm apo mobiljeve.

Elektronikë dhe teknologji: Falë sistemit të sigurisë së avancuar, depoja është e përshtatshëme edhe për pajisje të shtrenjta.

Lëndë të para: për bizneset që ruajnë furnizime si materiale ambalazhimi apo përbërës për prodhim.

Rekomandime për shfrytezimin e Depo-ve

Organizimi i Hapësirës
Përpara se të vendosni gjërat në depo, planifikoni mirë mënyrën e organizimit. Përdorimi i paletave dhe rafteve mund të ndihmojë për ta bërë hapësirën më të rregullt dhe më të lehtë për t’u përdorur.

Siguria e Shtuar për Paqe Mendore
Depo-të janë të pajisur me bravë të sigurt, por për më shumë siguri dhe qetësi mendore, mund të konsideroni sistem alarmi sipas nevojës.

Kujdes i Lehtë dhe i Rregullt
Një kontroll i herëpashershëm ndihmon për të mbajtur Depo-në dhe sendet tuaja në gjendje optimale – pa surpriza dhe gjithmonë të gatshëm për përdorim.

Galeria