Shërbimet
Përtej sigurisë dhe kushteve të shkëlqyera të ruajtjes, KOSBOX ofron fleksibilitet të plotë për klientët, si në kohëzgjatjen e kontratës ashtu edhe në përmasat e hapësirës që ju nevojitet. Ju mund të rrisni ose zvogëloni hapësirën e marrjes me qira në çdo kohë, pa ndonjë penalitet. Perveç kësaj, ju ofrojmë mbështetje të personalizuar për biznese dhe individë, duke ndihmuar me zgjidhje për transport për gjërat e juaja.
Duke u bazuar në kërkesat dhe nevojat tuaja, ju mund të zgjedhni një apo më shumë magazina:
*Çmimet në tabelen më lartë janë të shfaqura duke u bazuar në kontrata 6 mujore. Cmimet jane subjekt i ndryshimit në rastet kur kohëzgjatja është e bazuar në ditë ose javë



Informacione rreth shfrytëzimit të Depo-ve
Mallra sezonale: Dekorime të ndryshme, koleksione verore apo dimërore të veshjeve, pajisje për kopsht.
Inventar: Produkte që nuk janë aktualisht në shitje, por që do të nevojiten në të ardhmen.
Mobilje dhe pajisje të vogla: Ideale për shitësit me pakicë të aksesorëve të brendshëm apo mobiljeve.
Elektronikë dhe teknologji: Falë sistemit të sigurisë së avancuar, depoja është e përshtatshëme edhe për pajisje të shtrenjta.
Lëndë të para: për bizneset që ruajnë furnizime si materiale ambalazhimi apo përbërës për prodhim.
Rekomandime për shfrytezimin e Depo-ve
Organizimi i Hapësirës
Përpara se të vendosni gjërat në depo, planifikoni mirë mënyrën e organizimit. Përdorimi i paletave dhe rafteve mund të ndihmojë për ta bërë hapësirën më të rregullt dhe më të lehtë për t’u përdorur.
Siguria e Shtuar për Paqe Mendore
Depo-të janë të pajisur me bravë të sigurt, por për më shumë siguri dhe qetësi mendore, mund të konsideroni sistem alarmi sipas nevojës.
Kujdes i Lehtë dhe i Rregullt
Një kontroll i herëpashershëm ndihmon për të mbajtur Depo-në dhe sendet tuaja në gjendje optimale – pa surpriza dhe gjithmonë të gatshëm për përdorim.
Galeria



